
Bankimi i përgjegjshëm
Ne e kuptojmë se paraja është baza për bankat, por jo për të ardhmen tonë. Ne e kuptojmë dhe marrim përgjegjësi. Së bashku për një të ardhme më të mirë!
Ne e kemi kuptuar. #bankimipergjegjshem

Bankimi i përgjegjshëm
Si bankë ne marrim përgjegjësi për të ardhmen tonë, prandaj jemi angazhuar të jemi bankier i përgjegjshëm.
Strategjia jonë e biznesit, si dhe produktet, shërbimet dhe proceset tona janë të harmonizuara me qëllimin për të qenë pionier në ESG në Kosovë dhe të bërit biznes të përgjegjshëm.
Duke ofruar financim të qëndrueshëm, ne gjenerojmë vlerë të shtuar për klientët tanë dhe për shoqërinë. Ekziston një gamë e gjerë aktivitetesh që janë të përshtatshme për financim të qëndrueshëm. Për neve financimi i qëndrueshëm është nëse ai ka një ndikim afatgjatë pozitiv në mjedis dhe klimën dhe/ose në aspektet shoqërore dhe sociale, dhe nëse mbështet Objektivat Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG).

Financimi lidhur me kriteret ESG
Kompanitë që janë të gatshme të ndryshojnë procesin e tyre te punës dhe të kontribuojnë në një ndikim pozitiv mjedisor dhe social, mund të kualifikohen për financim të gjelbër apo të lidhura me kriteret e ESG-së.
Ne mbështesim klientët tanë në të gjitha aspektet e aktiviteteve të qëndrueshme me financimin përkatës.
Ne financojmë klientët tanë në aktivitetet e tyre që kontribuojnë në: energjinë e ripërtëritshme; efikasitetin e energjisë; menaxhimin e mbeturinave; menaxhimin e ujërave; ekonominë qarkore; ndërtesat e gjelbra; transportin e gjelbër; industritë prodhuese; kujdesin shëndetësor etj.
Si e trajtojmë përgjegjësinë
Si një 'bankier i përgjegjshëm', vlera e shtuar e qëndrueshme është objektivi ynë kryesor. Strategjia jonë e biznesit, si dhe produktet, shërbimet dhe proceset tona janë në përputhje me këtë qëllim.

Parimet e OKB për Bankimin e Përgjegjshëm
Në fillim të vitit 2021, ne ishim banka e parë austriake që u bëmë nënshkruese zyrtare e Parimeve të OKB-së për Bankimin e Përgjegjshëm në fillim të vitit 2021. Kjo kornizë e qëndrueshme e industrisë bankare u zhvillua përmes një partneriteti inovativ midis bankave në mbarë botën dhe Iniciativës Financiare të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.
Kompakti global i OKB-së për një të ardhme të qëndrueshme
Ne jemi një nga kompanitë nënshkruese të iniciativës më të madhe në botë për të ndihmuar kompanitë të harmonizojnë praktikat e tyre për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Lajme & Storie
Qëndroni të informuar me njohuritë tona ekskluzive rreth temave ESG në Grupën e Raiffeisen Bank International: Historisuksesi, kërkime, podkaste, raporte ngjarjesh dhe më shumë.
Na kontaktoni
Antigona Limani - Bejtullahu
Head of Sustainability and Communications
Merita Gjyshinca Peja
Head of Corporate Products and Digital Transformation
Destan Mulaj
Lending Excellence and Digital Transformation Product Owner