Skip to main content

Kuleta juaj digjitale

Realizoni pagesat përmes telefonit pa pasur nevojë të keni me vete kartelat Visa apo Mastercard.

Instalo RaiPay
Mjafton të keni një telefon Android dhe një debit apo kredit kartelë të Visa dhe Mastercard.
Shkarkoni aplikacionin në Google Play. Përdorni numrin tuaj të telefonit për autentikimin dhe vendosni një PIN për të hapur aplikacionin.
Digjitalizoni kartelat duke përdorur NFC ose manualisht dhe vërtetoni digjitalizimin e kartelës me SMS një-përdorimësh.
Gati për të paguar! Afroni telefonin tuaj pranë POS terminalit pa kontakt. Kontrolloni ekranin e POS terminalit për të verifikuar statusin final të veprimit.

Kartelat që dëshironi

Të gjitha kartelat tuaja Visa dhe Mastercard mund të digjitalizohen në RaiPay dhe të përdoren atëherë kur ju duhen. Zgjidhni kartelën e paracaktuar për pagesa dhe vendosni telefonin tuaj afër POS terminalit për të kryer pagesën.

Instalo RaiPay

Pagesa të sigurta pa kontakt

Mund të shkoni të bëni blerje pa e marrë kartelën me vete. Gjithçka që duhet është vetëm telefoni juaj Android. Është super e thjeshtë, komode dhe e sigurt. Aty ku mund të paguani me kartelë pa kontakt, mund të paguani edhe me RaiPay.

Instalo RaiPay
benefit2

Gjithmonë në kontroll

Veprimet që kryhen me telefonin tuaj, shfaqen menjëherë në aplikacionin Raipay. Në këtë mënyrë keni gjithmonë përmbledhjen më të mirë dhe më të paraqitshme të shpenzimeve dhe pagesave tuaja.

Instalo RaiPay

Mëso më shumë rreth aplikacionit

Klikoni mbi video për të parë manualin e përdorimit të RaiPay.

Veçoritë e reja të RaiPay

  • Tërheqje në bankomat
  • Të bllokoni apo çbllokoni kartelat e regjistruara
  • Mund të shihni PIN e kartelës
  • Të shihni detajet e plota të kartelës për pagesa online sic janë në kartelën fizike
  • Rritja e sigurisë përmes RASP (Runtime Application Self Protection)
  • Është zvogluar madhësia e aplikacionit në playstore nen 100 MB
  • Përmirësime në UX (eksperiencë të përdoruesit)
  • Të shiqoni lidhjet e kartelave tuaj tek tregëtaret online

Pyetjet më të shpeshta

Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Ju mund të paguani në të gjitha POS terminalet/ATM-at që i mbështesin pagësat me rreze si dhe përkrahin kartelat e brendit VISA ose Master Card si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Gjatë realizimit te pagesës nuk është e domosdoshme të keni kartelën me vete. Pagesat me këtë mënyrë janë të sigurisë së lartë pasi që gjatë realizmit të pagesës do të përdoret kartela digjitale pra një token i cili është i ndryshëm nga numri i kartelës që e benë të mundur që numri i kartelës të mos shpaloset asnjëherë.

Aplikacionin RaiPay mund të gjeni ne Google Play Store ndërsa për hapat e shkarkimit dhe instalimit te aplikacionit mund të referoheni në manual.

Per vlerat deri në 50 euro  mjafton që telefoni të jetë i hapur (unlocked) dhe të afrohet tek POS terminali në mënyrë që pagesa të realizohet me rreze.

Për vlerat mbi 50 deri në 500 euro telefoni duhet të jetë i hapur (unlocked) dhe të afrohet tek POS terminali në mënyrë që pagesa të realizohet me rreze. Pas leximit të vlerës kërkohet të bëhet verifikimi përmes fjalëkalimit te aplikacionit (të caktuar në fillim) dhe pas verifikimit kërkohet që telefoni të afrohet sërish tek POS terminali për t’u realizuar pagesa.

Qasja në internet nuk është e nevojshme sepse pagesat realizohen përmes tekonlogjise NFC (komunikimit në zonë të afërt).

Në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës, ju duhet të telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038/049 222 222 në mënyrë që të bllokoni kartelën tuaj.