Skip to main content

RaiPOS Inovacioni me të cilën telefoni juaj Android bëhet POS terminal

Çka është RaiPOS?

RaiPOS është një shërbim inovativ për pranimin e pagesave me rreze (contactless) në një pajisje celulare. Kur instaloni aplikacionin RaiPOS, telefoni juaj do të kthehet në një POS terminal për të pranuar pagesat, njejtë sikur të kishit POS termalin e zakonshëm.

RaiPOS ju lejon të pranoni pagesa me rreze të kryera me kartelat Visa dhe Mastercard, apo me kuletë digjitale.

Shërbeni shumë klientë në të njëjtën kohë

Kur keni vetëm një terminal, ndodh që stafit i duhet të presë dhe konsumatorët të krijojnë pakënaqësi.

I lehtë për t'u përdorur dhe menaxhuar pagesat

Pagesat mund ti pranoni lehtë dhe mund t'i rimbursoni menjëherë klientët në rast të refuzimit të një malli ose shërbimi.

Zgjidhje e përshtatshme dhe e sigurt

Nuk keni nevojë për kabllo apo pajisje shtesë, ju duhet vetëm qasje në internet. 

Si të bëhem me RaiPOS?

Aplikoni online për më pak se 2 minuta, me vetëm 5 hapa

Brenda 24h do merrni telefonatën për detaje tjera

Hap logarinë rrjjedhëse dhe nënshkruaj marrëveshjen në bankë

Instaloni RaiPOS ne telefonin tuaj mobil dhe kycuni

Po e mendoni ende? Dy arsyeje më shumë për ta marr RaiPOS

Konsumatorë të kënaqur

Konsumatorët preferojnë të paguajnë me kartelë. Nuk do i humbisni konsumatorët që nuk kanë para të gatshme. 

Kurse kohe!

Puna juaj eshte shume me efikase kur stafit nuk i duhet të shkojë te terminali, të pres në radhë, apo të vrapojë për të thyer para.

Lehtesisht instalohet dhe perdoret

Nuk ju duhet as pojisje as hapësirë me tepër për ta pasur. E kemi dizajnuar pikerisht për nevojat e stafit dhe konsumatorëve tuaj, prandaj përdorimi i tij vjen shumë natyrshëm (pa pasur nevojë për asnjë trajnim).

Shkarko RaiPOS

Ju duhet një pajisje celulare me karakteristikat e mëposhtme:

  • Android v. 10.0 ose më i ri
  • Funksionaliteti NFC
  • Dyqani i Google Play

Pjesë përbërëse e aplikacionit RaiPOS konsiderohet aplikacioni tapXphone i cili, në përputhje me standardet e shoqatave të kartelave, është i nevojshëm për funksionimin adekuat dhe të sigurt të aplikacionit RaiPOS. Ju duhet të aktivizoni aplikacionin me të gjitha lejet e nevojshme të punës dhe të pajtoheni me Marrëveshjen e Licencës.

Udhëzime të hollësishme për përdorimin e aplikacionit RaiPOS