
RISE
Raiffeisen Internship and Scholarship for Engineers
RISE është program i dedikuar drejt mbeshtetjes dhe zhvillimit të studentëve nga fusha e teknologjisë së informacionit.
Benefitet e programit RISE

Modelet e RISE
- Modeli Standard
Parasheh zhvillimin e punës praktike 4 muaj (Korrik, Gusht, Shtator, Tetor) me orar të plotë [ 40h në javë ].
- Modeli Fleksibil
Ju ofron fleksibilitet përfituesve në zgjedhjen e periudhës në të cilën duan të mbajnë punën praktike, me orar të shkurtuar [20h në javë].

Departamentet ku do të angazhoheni për punë praktike
- IT & Communication Department
Infrastrukturë (Service Desk, Systems, Data-bases, Network, Cloud), Software engineering and development, DevOps, Core Banking System maintenance, management and development.
- Competence Center
Software Engineering, Data Integration & Analytics, GRC Archer, Customer Integration Hub, Corporate Solutions Delivery Stream and Cyber Security.
- Data & Analytics Department
Data modeling, data engineering, data analytics and reporting.
TRAJNIMET
Në kuadër të RISE do të keni mundësi të jeni pjesë e trajnimeve dhe aktiviteteve mësimore me instruktorë dhe ekspertë të komunitetit të Teknologjisë në Bankën Raiffeisen.
Hyrje në Inxhinierinë e të Dhënave
Një prezantim bazik e cila do t'ju japë kontekst të mjaftueshëm për të filluar të eksploroni botën e Data Engineering.
Hyrje në Inxhinieri Softuerësh
Një prezantim rreth inxhinierise softuerike dhe cka do të thot të jesh një inxhinier softuerik në banken Raiffeisen.
Hyrje në Platformat e Kodimit të Ulët
Një prezantim rreth dy low-coding platforms qe perdoren aktualisht ne
Raiffeisen nga dy ekipe te ndryshme mbrenda Competence Center.
Hyrje në Metodologjinë Agile
Prezantim rreth metodologjisë Agile e cila përdoret nga shumë organizata, përfshi edhe Banka Raiffeisen.
Teknikat e Sigurisë së Informacionit
Teknika të ndryshme lidhur me Information Security dhe si bashkëpunojnë ekipi I Competence Center me ekipet në Vjenë.
Hyrje në Ruajtjen e të Dhënave
Nje prezantim mbi sistemin i menaxhimit të të dhënave që është krijuar për të mundësuar dhe mbështetur aktivitetet e inteligjencës së biznesit (BI), veçanërisht analitikën.
Mësimi i Aplikuar i Makinerisë
Prezantim mbi Applied Machine Learning, dhe si përdoret për të adresuar problemet specifike.
Bankingu për Jo-Bankier
Trajnim/prezantim lidhur me historine e bankes si dhe informata rreth
produkteve dhe shërbimeve të bankës ndaj klientëve të saj.
Shkenca e të Dhënave
Ju do të zbuloni zbatueshmërinë e shkencës së të dhënave nëpër fusha, dhe do të mësoni se si analiza e të dhënave mund t'ju ndihmojë të merrni vendime nisë nga të dhënat.
Soft Skills
Prezantim nga PCL lidhur me shkathtësite për prezantim, të folurit në publik si dhe metodave të ndryshme që ndërlidhen me zhvillime të inovacionit.
LANSIMI I PROGRAMIT RISE
Për të kuptuar më shumë mbi objektivat, karakteristikat dhe gjithë rrugëtimin e RISE, ju ftojmë të shikoni videon e përgaditur për ju.
Po ashtu për të marrë më shumë informata rreth RISE ju mund kyçeni në sesionin informues online me datë 6 shtator, në ora 11:00.
KRITERET PËR APLIKIM
Studentë që në Tetor 2022 janë në vitin e fundit të studimeve
Drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Data Science, Management Information Systems, Business Analytics apo të ngjashme
Nota mesatare mbi 8.0
Bashkëpunues/e, proaktiv/e, mësimdashës/e, përgjegjës/e
HAPAT PËR APLIKIM
Plotëso aplikacionin online
1 – 14 Shtator 2022
Plotëso testin online
Intervista
Prano email njoftues në lidhje me statusin e aplikacionit tënd
Pyetjet më të shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
- Student që në Tetor 2022 fillon vitin e III akademik apo vitin e fundit të studimeve [ II dhe IV ]
- Drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Data Science, Management Information Systems, Business Analytics dhe ngjashëm
- Nota mesatare mbi 8.0
- Bashkëpunues, proaktiv, i gatshëm për mësim, përgjegjës/e
Vetem studentet te cilet në Tetor 2022 fillojne vitin e fundit akademik mund të aplikojnë në programin e RISE (referoju pyetjes 13 për më shumë informata)
Gjuha Angleze është e nevojshme dhe përparësi për aplikim, mirëpo nuk është e domosdoshme
Në fund të programit, të gjithe përfituesitte cilët kanë përfunduar programin do të pajisen me Certifikate të pjesëmarrjes në RISE.
Në rast të performancës së mirë gjatë punës praktike dhe nevojave të bankës për kapacitete njerëzore, studenti/ja fiton mundësinë për punësim në Bankën
Raiffeisen.
Në rast të ndërprerjes së programit, përfituesi/ja duhet të kthejë Raiffeisen Bankës vlerën e bursës.
Programi do të zhvillohet sipas dy modeleve. Modeli Standard i cili zhvillohet në muajin Korrik deri Tetor, me orar të plotë pune. Modeli Flexibil i cili ju lejon studentëve mundësinë të zgjedhin se në cilat periudha do te jenë aktiv me programin, 8 muaj përgjatë vitit me orar të shkurtuar apo 4 muaj me orar të plotë.
Përfituesit (në rast të performancës së mirë) obligohen që të qëndrojnë me Bankën Raiffeisen edhe për 1 vit pas përfundimit të programit.
Në rast se përfituesi/ja për arësye të ndryshme nuk mund të angazhohet në Raiffeisen Bank për 1 vit pas përfundimit të programit, duhet të kthejë vlerën e bursës Bankës Raiffeisen.
Programi është paraparë të fillojë me datë 3 Tetor 2022.
Banka Raiffeisen deri me tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për programin RISE me këto institucione: FIEK, FSHMN, Kolegji Universum, Riinvest, AUK, Cacttus Education, UBT, Kolegji AAB.
Institucionet e Arsimit të Lartë me kurrikulë 3 vjecare, viti i fundit i studimeve nënkutpon vitin e tretë. Njejtë, IAL me kurrikulë 2 apo 4 vjecare, viti i fundit nënkupton vitin e dytë apo të 4 të studimeve.
Puna praktike si dhe të gjitha aktivitetet të cilat lidhen me RISE mbahen në Zyren Qendrore të Bankës Raiffeisen në Prishtinë.